Gjykata e Apelit ka vendosur të lërë në burg Kristjan Cenajn, i cili akuzohet për vrasjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj për një orë Rolex dhe një varëse floriri.
Ngjarja ka ndodhur në vitin 2015, kur Gjonaj, atëherë adoleshent, u dhunua dhe u vra nga Cenaj.
Për vite me radhë, nëna e tij ka kërkuar drejtësi për vdekjen e djalit të saj. Bizhuteritë që mbante i riu kishin një vlerë prej 10 milionë lekësh.
Mbetjet e trupit të Gjonajt u zbuluan më 3 prill të këtij viti në zonën e Fushë-Kuqes, Kurbin.
Njoftimi:
Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit Tiranë informon sa më poshtë:
Mbi bazën e materialeve që ndodhen në dosjen penale, rezulton se me datë 19.05.2015, nga ana e shtetasit F.Gj. është bërë kallzim në Komisariatin e Policisë Kurbin, për humbjen/largimin e nipit, shtetasit me inciale M.Gj, i cili ishte larguar nga banesa e tij, në fshatin Drojë të Njësisë Administrative Mamurras. Komisariati i Policisë Kurbin ka kërkuar rifillimin e hetimeve të pezulluara , pasi janë gjetur eshtrat enjë shtetasi të gjinisë mashkullore, i cili përkon me personin e humbur me inicialeM.Gj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale është personi nën hetim, shtetasi me iniciale K.C.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”,për personin nën hetim me inicialeK.C, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhje me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 141 e 25 i K.Penal.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin me vendiminNr. 1082-97, datë 13.10.2022 ka vendosur:
Pranimin pjesërisht të kërkesës, si të bazuar në ligj dhe prova.
-Mosvlerësimin të ligjshëm të ndalimit për personin nën hetim K.C, kryer nga policia, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhje me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 141 e 25 i K.Penal.
-Caktimin ndaj personit nën hetim K.C të masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 232/dh dhe 238 të K.Pr.Penale.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë ngapersoni nën hetim K.C, i cili kërkoi:
-Ndryshimin e vendimit të gjykatës.Lënien në fuqi të kërkesës për deklarimin e paligjshëm tw ndalimit nga policia. Mos caktimin e asnjë mase sigurimi personal ose caktimin si masë sigurimi sigurimi personal atë të “Ndalimit të daljes për jashtë shteti”, për nevoja të hetimit të mëtejshëm..
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Gjyqtare znj.Irida Kacerja, me vendimin nr. 997, datë 15.11.2022 vendosi:
Miratimin e vendimit nr. 1082-97, datë 13.10.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin.