Struktura dhe modeli i jetesës në familjet shqiptare ka ndryshuar për një sërë arsyesh, por tranzicioni demografik dhe ndryshimi i stilit të jetesës janë ndër më kryesoret.
Sipas të dhënave zyrtare nga Cens 2023, numri i njerëzve në moshë produktive (25-59 vjeç) që janë beqarë po rritet, veçanërisht mes meshkujve.
Statistikat e beqarëve:
Nga 25-59 vjeç, janë 213,232 meshkuj beqarë, që përbëjnë 40% të totalit të meshkujve në këtë grupmoshë. Në krahasim, femrat beqare në të njëjtën grupmoshë janë rreth 129 mijë, duke përfaqësuar vetëm 23%.
Dinamika sipas grupmoshave:
Meshkujt beqarë janë më të shumtë në grupmoshën 25-29 vjeç, me rreth 67 mijë individë (31% e beqarëve). Ndërsa për femrat, numri më i madh është gjithashtu në grupmoshën 25-29 vjeç, me rreth 59 mijë.
Pabarazia gjinore:
Të dhënat tregojnë një pabarazi të dukshme midis meshkujve dhe femrave beqare: Në grupmoshën 30-34 vjeç, meshkujt beqarë janë 45% më shumë se femrat. Në grupmoshën 35-39 vjeç, diferenca arrin në 62%.
Tranzicioni demografik është faktori kryesor që ka ndryshuar në qasjen ndaj jetës pasi ka sjellë emigracion të lartë dhe rënie të lindjeve. Meshkujt shpesh drejtohen drejt emigracionit dhe shmangin arsimin, ndërsa femrat investojnë më shumë në arsimim dhe karrierë. Kjo disbalancë në arsimim ndikon në gjetjen e partnerëve dhe në preferencat për krijimin e familjes, ku femrat përqendrohen gjithnjë e më shumë në zhvillimin e karrierës përpara krijimit të familjeve.
Ky fenomen thekson nevojën për strategji të reja për t’u përballur me këto ndryshime demografike dhe për të siguruar mundësi të barabarta për të dy gjinjtë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.