Shqiptari i dënuar për vrasje shkon në park me çantën plot me armë, granata dhe fishekë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.10.2024, 09:15

Një shtetas shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në një park në Menidi, Greqi pasi iu gjet një çantë me armë të rrezikshme, përfshirë dy granata, katër detonatorë dhe mbi 50 fishekë.

Ermal Meko, 37 vjeç ka një dosje të madhe kriminale pasi është dënuar me 53 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë, grabitje dhe tregti droge. Ndaj tij rezulton urdhër arresti nga autoritetet shqiptare për vrasje, grabitje dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Sipas mediave greke, kur është arrestuar, shqiptari ka deklaruar se kishte planifikuar t’i shiste armët për të fituar para. Arrestimi i tij ndodhi kur policët e DIAS e panë duke lëvizur me dyshim në rrugën Athanasiou Bosda. Në momentin që ata i kërkuan të ndalonte, ai u përpoq të arratisej duke hedhur çantën në tokë.

Megjithatë, ai nuk arriti të largohej dhe u arrestua pak më pas nga forcat policore. Hetimi nga autoritetet greke për këtë rast është në vazhdim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit