Pas bregdetit, Rama nxjerr në shitje edhe malet për 1 euro

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.10.2024, 08:30

Pasi gostiti të gjithë oligarkët e bregdetit dhe jo vetëm, me prona shtetërore për vetëm 1 euro, tani në prag të zgjedhjeve qeveria po mendon t'i shpërblejë edhe me male.

Një projektligj i ri i propozuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, i titulluar “Për shitjen e pasurive të paluajtshme shtetërore poseduesëve faktikë jopronare në zonat me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore”, ka për qëllim nxitjen e investimeve në këto zona me një tarifë simbolike prej 1 euro.

Drafti i ligjit synon të inkurajojë zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë në rajone që shquhen për burime natyrore dhe trashëgimi kulturore. Në nenin 8 të projektligjit, theksohet se pasuritë e paluajtshme shtetërore do të kalojnë në pronësi të subjekteve private përmes shitjes me tarifën simbolike 1 euro, për aq kohë sa plotësojnë kriteret e përcaktuara. Pas miratimit, projektligji pritet të shoqërohet me akte të tjera nënligjore që do ta bëjnë atë zbatueshëm dhe do të detajojnë më shumë procedurat për investitorët.

Kjo nismë ka si qëllim të shfrytëzojë burimet natyrore dhe të mbrojë ekosistemet, duke promovuar një zhvillim të qëndrueshëm në male, por ajo çfarë ka ndodhur deri më tani programin 1 euro ka treguar një realitet krejt ndryshe.

Oligarkët e pangopur duke përfituar nga "zemërgjerësia" e qeverisë kanë zaptuar pronat shtetërore dhe bregdetin duke investuar burime misterioze të ardhurash dhe shkatërruar shumë ekosisteme.

Mbetet për t'u parë se cilët oligarkë do përfitojnë nga privatizmi i pronave shtetërore në zonat malore dhe si do e 'masakrojnë' malin për qëllimet e tyre personale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit