Një qytetare ka bërë një denoncim në redaksinë e JOQ Albania duke ngritur shqetësimin për dëmtimin e rrugës "Grigor Cilka" në zonën pranë Sanatoriumit, në Sauk.
Sipas qytetares, rruga e sapondërtuar po dëmtohet për shkak të një tubi uji të pijshëm që ka plasur prej më shumë se dy javësh, dhe askush nuk ka ndërhyrë për ta riparuar.
"Prej më shumë se dy javësh, tubi i ujit të pijshëm ka plasur dhe askush nuk vjen ta kontrollojë. Në dijeninë tonë, rruga nuk është dorëzuar ende nga firma ndërtuese," – shpjegon ajo.
Pavarësisht se janë njoftuar personat përgjegjës, deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e tyre. Qytetarët e zonës po përballen me dëmtimin e rrugës së re, ndërkohë që vazhdojnë të presin ndërhyrje nga autoritetet kompetente për të zgjidhur situatën.
Denoncimi i plotë i qytetares:
"Pershendetje JOQ,dua te bej nje denoncim .Rruga Grigor Cilka ne Sanatorium, Sauk, e sapo ndertuar po demtohet pasi ka plasur tubi i ujit te pijshem prej mese dy javesh dhe askush nuk vjen ta kontrolloje.Ne dijenine tone rruge e pa dorezuar akoma nga firma ndertuese.. Jane vene ne dijeni dhe personat pergjegjes po askush nuk ka reaguar. Ju falenderoj per mbeshtetjen🙏"
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.