Bëri gjashtë ndërhyrje estetike brenda 8 orësh, vdes 24-vjeçarja

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.10.2024, 21:54

Policia braziliane po heton një kirurg plastik, pas vdekjes së një pacienteje 24-vjeçare, e cila ndërroi jetë pas gjashtë procedurave estetike të kryera gjatë një seance operacioni që zgjati tetë orë.

Viviane Lira Monte iu nënshtrua më 31 gusht disa procedurave kirurgjikale, përfshirë liposuksionin (heqje dhjami), reduktimin e gjoksit dhe injektimin e dhjamit në vithe. Fatkeqësisht, ajo zhvilloi një infeksion të rëndë në zonën e barkut dhe kaloi 22 ditë në kujdes intensiv, përpara se të ndërronte jetë nga dështimi i zemrës më 26 shtator 2024.

24-vjeçarja e kishte gjetur kirurgun plastik në internet, në qytetin Sobral të shtetit brazilian Ceara, dhe hyri për gjashtë operacione kozmetike brenda një dite. Policia lokale ka njoftuar se vdekja e saj po hetohet si "e dyshimtë", ndërsa familja e saj pretendon se ajo ishte lejuar të largohej vetëm 15 orë pas operacionit, dhe filloi të kishte komplikacione shumë shpejt.

Viviane po ndjente dhimbje të forta dhe familja e saj njoftoi ambulancën dhe u transpotua me urgjencë në spital, ku u vendos në kujdes intensiv. Mjekët arritën të trajtonin një emboli pulmonare, por infeksioni masiv në bark nuk mundi të ndalej dhe ajo ndërroi jetë nga dështimi i zemrës.

Bashkëshorti i saj, Renan Santiago, deklaroi: "Ajo villte gj.ak dhe më pas u bë më mirë, por gjendja e saj kurrë nuk bë e qëndrueshme. Kishte shumë inflamacion dhe infeksion për shkak të operacionit. Ajo nuk mund të merrte frymë, por mjekët arritën ta intubojnë, por nuk ia doli dot."

Santiago akuzoi kirurgun plastik për përgjegjësinë në vdekjen e gruas së tij. Ai pretendoi se kirurgu i kishte ofruar Viviane-s një zbritje nëse ajo bënte më shumë procedura dhe kishte insistuar të paguhej me para në dorë me një tarifë prej 42,000 paundësh.

Sipas tij, kirurgu e kishte parë se gjendja e saj ishte e rëndë, por kishte shkuar në Rio de Janeiro dhe e kishte braktisur pa i dhënë asnjë mbështetje. Kirurgu kishte vizituar pacienten vetëm disa orë përpara se të ndërronte jetë, gjë që familja e Viviane-s e cilësoi si "një padrejtësi."

Mediat lokale kontaktuan kirurgun plastik, por ai refuzoi të përgjigjet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit