Fermerët në Maliq ankohen: “Kemi tokën me qira, por nuk marrim naftën”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 02.10.2024, 20:17

Fermerët në fshatin Sovjan të bashkisë Maliq, Aris Shkëmbi dhe Martild Lalollari, janë dy nga shumë bujq që përballen me vështirësi për të përfituar naftë pa akcizë. Ata kultivojnë deri në 80 hektarë me kultura të ndryshme, por nuk kanë marrë asnjë litër naftë për shkak se nuk kanë tapitë e tokave që punojnë. Nafta përfiton vetëm nga pronarët e tokës, të cilët nuk e ndajnë atë me qiramarrësit.

Sipas fermerëve, problemi qëndron te mungesa e bashkëpunimit nga ana e pronarëve të tokave, të cilët mbajnë naftën për vete, duke përfituar nga kartat e identitetit dhe dokumentet e pronësisë. Ata theksojnë se është e padrejtë që fermerët që punojnë tokën nuk përfitojnë ndihmën që ju takon për shkak të këtyre rregullave.

Fermerët kërkojnë që autoritetet lokale të ndërhyjnë për të verifikuar situatën dhe për të gjetur një zgjidhje. Ata sugjerojnë që specialistët e komunave të inspektojnë terrenin dhe të sigurojnë që ndihma për naftën të shkojë te ata që e punojnë realisht tokën.

Edhe kryetari i bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, e pranon problemin, por thekson se zgjidhja duhet të vijë nga ministria e Bujqësisë në bashkëpunim me bashkitë. Sipas tij, është e nevojshme që të merren masa ligjore për të eliminuar ngërçin, duke siguruar që të gjithë fermerët të kenë mundësi të përfitojnë nga ndihma për naftën pa akcizë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit