Ermal Dredha i Vlorës “i fal” Besnik Lulajt tenderin 1.5 milionë euro

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 02.10.2024, 20:18

Në një tender të zhvilluar nga Bashkia Vlorë për rikonstruksionin dhe ndërtimin e një shtese anësore me tre kate në shkollën 9-vjeçare "Lef Sallata", kompania fituese u shpall "VALONA KONSTRUKSION", në pronësi të Besnik Lulajt. Oferta fituese ishte 126,548,571 lekë të reja pa TVSH, ose rreth 1.5 milionë euro me TVSH.

Në garë morën pjesë 9 kompani, por megjithëse 6 prej tyre ofruan çmime më të ulëta, "VALONA KONSTRUKSION" siguroi kontratën në një procedurë të hapur, me një fond limit prej 155,536,150 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.8 milionë euro.

Besnik Lulaj është një emër që shpesh është përmendur në media për lidhjet e tij me qeverinë socialiste dhe kartelet ndërkombëtare të drogës. Ai është pronari i resortit luksoz “Marina Bay” në Vlorë. Lulaj cili ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike ndërkombëtare për shkak të lidhjeve të dyshuara me kartelin famëkeq Sinaloa në Meksikë. Sipas një raportimi të bërë nga gazeta meksikane “El Universal”, pronarët e “Marina Bay” janë akuzuar për lidhje të drejtpërdrejta me këtë kartel, duke ngritur pikëpyetje të mëdha mbi aktivitetet e fshehta që mund të zhvillohen brenda këtij resorti.

Në të njëjtin shkrim të “El Universal” përmendet Ismael Zambada García, i njohur si El Mayo, një nga liderët e kartelit Sinaloa, i cili ka krijuar aleanca të ngushta me mafien shqiptare. Ndër më të përmendurit janë vëllezërit shqiptarë Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa, të cilët kanë krijuar lidhje të ngushta me kartelet e drogës në Amerikën Latine. Luftar Hysa, që për një kohë të gjatë është raportuar si ortak i Besnik Lulajt, është një emër që gjithashtu ka qenë objekt hetimesh dhe raportimesh mediatike për përfshirje në rrjete kriminale ndërkombëtare.

Këto lidhje të Lulajt me botën e krimit dhe trafikun e drogës kanë ngritur shqetësime të mëdha në opinionin publik, duke vënë në pikëpyetje integritetin e procedurave të tenderimit dhe mënyrën se si këto kompani me lidhje të dyshimta kriminale arrijnë të sigurojnë kontrata publike me vlera të mëdha në Shqipëri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit