Sekretariati i Etikës ka ndërmarrë masa të ashpra ndaj deputetëve të opozitës pas ngjarjeve të dhunshme gjatë seancës plenare të 30 shtatorit. Deputetët Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Bledion Nallbati janë dënuar me dy muaj përjashtim nga Kuvendi, ndërsa Edi Paloka është përjashtuar për 10 ditë. Për më tepër, 20 deputetë të tjerë të Partisë Demokratike janë ndëshkuar me 40 ditë përjashtim për pjesëmarrjen në kaosin që përfshiu Kuvendin.
Incidenti përfshinte bllokimin e foltores, dëmtimin e pajisjeve elektronike dhe hedhjen e sendeve drejt kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e saj dhe të anëtarëve të Këshillit të Ministrave. Deputetët opozitarë nxorën karrige nga salla dhe u vunë flakën jashtë godinës, duke përshkallëzuar tensionet dhe rrezikuar ndërtesën.
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste kërkoi përjashtimin e 24 deputetëve të Partisë Demokratike, duke argumentuar se veprimet e tyre penguan zhvillimin normal të seancës dhe shkelën rëndë rregullat e Kuvendit dhe Kodin e Sjelljes së Deputetit. PS theksoi se këto sjellje kanë dëmtuar imazhin e institucionit dhe kanë krijuar një precedent të rrezikshëm për veprimtarinë parlamentare.
Në kërkesën e PS-së, u theksua se deputetët e opozitës, përmes akteve të dhunshme dhe konflikteve fizike, kanë penguar fjalimet e kolegëve të mazhorancës dhe kanë krijuar një atmosferë të tensionuar, që dëmtoi rëndë funksionet e Kuvendit dhe përfaqësimin e popullit.
Deputetët e përjashtuar të PD-së
1.Gazment Bardhi
2.Flamur Noka
3.Bledion Nallbati
4.Edi Paloka
5.Saimir Korreshi
6.Lefter Gështenja,
7.Luan Baçi
8.Dashnor Sula
9.Agron Gjekmarkaj,
10.Dhurata Çupi,
11.Xhelal Mziu,
12.Ina Zhupa,
13.Zheni Gjergji
14.Helidon Bushati
15.Lindita Metaliaj,
16.Ramadan Lika,
17.Asllan Dogjani,
18.Qani Xhafa,
19.Flamur Hoxha,
20.Isuf Çela
21.Kastriot Piroli
22.Lodovik Hasani,
23.Kasem Mahmutaj,
24.Edmond Spaho
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.