I dyshuar për dekonspirim, Ilir Proda zgjidhet drejtori i ri Policisë së Shtetit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.10.2024, 13:18

Ilir Proda është emëruar zyrtarisht si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, një vendim që u mor sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, gjatë një komunikimi me mediat pas mbledhjes së qeverisë.

Proda, 41 vjeç, u propozua për këtë post nga ministri Hoxha më 30 Shtator 2024, dhe propozimi iu dërgua Kryeministrit për firmosje.

Ilir Proda që do të pasojë në këtë detyrë Muhamet Rrumbullakun, në vitin 2002 nisi studimet në Akademinë e Sigurisë, deri në vitin 2005, kohë kur u emërua specialist pranë Komisariatit 3 në Tiranë, ku qëndroi për 6 vite. Më pas karriera e tij ka vijuar në disa komisariate, struktura hetimore dhe disa drejtori qarqesh dhe në Mars të 2023 është emëruar në krye të Policisë së Elbasanit.

Por karriera e tij në polici nuk ka qenë shumë e ndritur pasi pak muaj më parë me vendim të SPAK, celulari i tij është sekuestruar si pjesë e një hetimi për dekonspirimin e dyshuar të një operacioni.

Dyshimet për dekonspirim u ngritën pasi nga 33 urdhër- arreste të lëshuara kundër njërës prej organizatave kriminale më të rrezikshme në vend, Çopja, u ekzekutuan vetëm 13 masa sigurie ndërsa pjesa tjetër i shpëtoi prangave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit