Një burrë i dënuar me vdekje për vrasjen me thikë të dy vajzave binjake 16-vjeçare më shumë se 30 vjet më parë u ekzekutua të martën në Teksas.
Garcia Glenn White, 61 vjeç, u vra në orën 18:56 CDT pas marrjes së injeksionit vdekjeprurës në burgun shtetëror të Huntsville.
White ishte dënuar për vrasjet e Annette dhe Bernette Edwards, të kryera në dhjetor të vitit 1989. Trupat e vajzave dhe nënës së tyre, Bonita Edwards, u zbuluan në shtëpinë e tyre në Houston.
Gjatë rrëfimit të tij, White pranoi se kishte vrarë pesë persona në tre sulme të ndryshme. Viktima e tij e parë ishte Greta Williams në vitin 1989, ndërsa viktima e tij e fundit ishte Hai Van Pham, i cili u rrah për vdekje gjatë një grabitjeje në dyqanin e tij në vitin 1995. Megjithatë, prokurorët e ndoqën vetëm për vrasjet e vajzave adoleshente.
Në fjalët e tij të fundit, White kërkoi falje për krimet. Ai u shpreh se ishte penduar për dhimbjen që kishte shkaktuar familjes Edwards, duke thënë se i vinte thellësisht keq për veprimet e tij. Ai kërkoi falje dhe shpresoi që familja të gjente paqe dhe ngushëllim.
“Së pari, dua të kërkoj falje për të gjitha gabimet që kam bërë dhe për dhimbjen që i kam shkaktuar familjes Edwards.”
Gjithashtu, White falënderoi për dashurinë dhe mbështetjen që kishte marrë, duke bërë thirrje që të gjithë të vazhdonin të ndihmonin dhe të donin njëri-tjetrin. Ai përfundoi me një lutje për paqe.
“Faleminderit për dashurinë dhe ngushëllimin që keni treguar. Unë lutem për administratën, të gjithë rojet, lutem për vëllezërit dhe motrat e mia pas këtyre mureve, që të vazhdoni të ndihmoni dhe ta doni njëri-tjetrin. Lutem që të keni paqe në këtë tokë. Vazhdoni të mblidheni dhe përsëri më vjen keq për gjithë dhimbjen që i shkaktova kujtdo, thjesht ju kërkoj të gjeni ngushëllim.”
Ekzekutimi i White ishte i gjashti në SHBA në dy javët e fundit. SHBA arriti javën e kaluar në 1600 ekzekutime që nga rikthimi i këtij dënimi në 1976.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.