Rrahu 12-vjeçarin dhe videot i publikoi në TikTok, shqiptari arrestohet bashkë me babain

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.10.2024, 12:24

Autoritetet greke kanë arrestuar një 14-vjeçar shqiptar, për pjesëmarrje në rrahjen e një 12-vjeçari në Halkidiki.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik pas publikimit të videove që tregojnë momentet e sulmit, ku i mituri goditet nga një tjetër i mitur, ndërsa shokët e tij qeshin dhe duartrokasin.

Ngjarja ka ndodhur jashtë një shkolle në Pefkohor, ku 12-vjeçari u sulmua në dy raste të ndryshme. Në rastin e parë, ai u godit nga një 13-vjeçar dhe një nxënës tjetër që ndërhyri për ta shpëtuar. Megjithatë, disa ditë më vonë, pas vizitës së prindërve në shkollë për të kërkuar ndihmë, ai u rrah sërish nga i njëjti grup nxënësish, të cilët e quajtën “frikacak” për informimin e prindërve dhe mësuesve.

Babai i 12-vjeçarit deklaroi se djali i tij është viktimë e bullizmit sistematik nga një grup fëmijësh më të mëdhenj dhe se sulmet janë regjistruar në video për t'u publikuar në platforma si TikTok. Ai ka bërë denoncim për të ndaluar këto veprime, duke theksuar se çdo fëmijë mund të bëhet viktimë e këtij grupi.

Pas arrestimit të 14-vjeçarit shqiptar, policia ka vënë në pranga edhe babain e tij 40-vjeçar, për shkak të neglizhencës në mbikëqyrjen e djalit. Të dy ata janë liruar me urdhër të prokurorit, ndërsa ngjarja vazhdon të hetohet.

Prindërit e 12-vjeçarit kanë shprehur shqetësimin se ngjarjet e tilla mund të ndodhin përsëri, jo vetëm ndaj djalit të tyre, por edhe ndaj nxënësve të tjerë. Ata kërkojnë masa të rrepta për të ndaluar bullizmin në shkolla dhe për të siguruar një ambient të sigurt për fëmijët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit