Policia Bashkiake s’i ndal gjobat ndaj të moshuarve që shesin fruta-perime për mbijetesë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.10.2024, 11:17

Që prej ditës së djeshme, në vendin tonë ka nisur indeksimi i pensionit bazuar në llogaritjen e INSTAT për mallrat e shportës dhe skemën e sigurimeve shoqërore.

Me këtë indeksim, pensionet urbane të pleqërisë rriten me afro 752 lekë dhe pensionet rurale me 453 lekë.

Por në një kohë kur çmimet e shportës sa vijnë e rriten dhe shumë medikamente hiqen nga skema e rimbursimit, me qëllim blerjen e tyre me lekë, pensionistët e kanë të pamundur mbijetesën vetëm me paratë e pensionit.

Për shumë pensionistë një zgjidhje e vogël dhe nga halli është shitja e fruta-perimeve në trotuaret e rrugëve të Tiranës. Por Policia Bashkiake, me në krye Ermal Kapllanajn ua bën të pamundur këtë alternativë.

Një qytetar ka treguar për JOQ ALBANIA se ditën e sotme Policia Bashkiake ka gjobitur pensionistët që po shisnin zarzavatet e tyre te rruga "Mihal Grameno". Sipas tij, policia i gjobit pensionistët dhe u sekuestron "mallin" për t'i detyruar ata që të paguajnë gjobën dhe të marrin sërish produktet e tyre.

Edhe në pamje duket se si polici me bllokun e gjobave në dorë terrorizon qytetarët që mbledhin qeset me speca e domate dhe largohen nga trotuari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit