Sipas Vjetarit Rajonal 2024 të Eurostat, Veriu i Shqipërisë, përfshirë qarqet Durrës, Dibër, Kukës, Lezhë dhe Shkodër, është një nga rajonet më të varfër në Europë, me fuqinë blerëse që arrin vetëm 25% të mesatares së Bashkimit Europian (BE) duke lënë pas Rajonin lindor të Vanit në Turqi, i cili ka një fuqinë blerëse prej 24%.
Rajoni i Qendrës së Shqipërisë, përfshirë Tiranën dhe Elbasanin, ka shënuar konvergjencën më të madhe me nivelin ekonomik të BE, me një fuqinë blerëse prej 38%. Nga ana tjetër, rajoni i Jugut, përfshirë Berat, Fier, Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë, ka një fuqinë blerëse prej 28%.
Të dhënat tregojnë se Shqipëria ka arritur një total të ardhurash për frymë prej 34% të mesatares së BE në vitin 2022. Megjithatë, edhe me rritjen e shpejtë ekonomike, familjet shqiptare vazhdojnë të jenë më të varfëra se fqinjët e Ballkanit Perëndimor.
Diferencat rajonale po thellohen, me rritjen e PBB-së në rajonin e Veriut që ka mbetur mbrapa me vetëm 16.4% nga 2011 deri në 2021. Qarku i Kukësit, në veçanti, ka përjetuar një rënie ekonomike prej 6.6% në dekadën e fundit, ndërsa Shkodra ka pasur një rritje të ulët prej vetëm 1.7%.
Politikat e zhvillimit rajonal në Shqipëri janë të pamjaftueshme, me financime që shpesh nuk përputhen me nevojat reale të rajoneve. Kjo ka çuar në një shpopullim të shpejtë të Veriut, ku burimet natyrore janë të shumta, por nuk janë shfrytëzuar siç duhet. Ndërkohë, investimet qeveritare shpesh përqendrohen në qarqe me më shumë potencial zhvillimi, duke lënë pas rajonet më të varfra.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.