Një grua nga Brazili u trajnua si oficere policie për të kapur vrasësin e babait të saj, më në fund arriti ta përmbushë premtimin e saj pas 25 vitesh pritjeje.
Gislayne Silva de Deus, që ishte vetëm nëntë vjeç kur babai i saj, Givaldo, u vra për shkak të një borxhi prej 66 dollarësh, i kishte premtuar vetes se do ta gjente autorin dhe do të vendoste drejtësi për vrasjen e babain të saj.
Në vitin 1999, vrasësi, Raimundo Gomes, qëlloi Givaldo-n me një plumb në kokë pas një debati në një bar dhe u arratis. Pavarësisht përpjekjeve të shumta për ta gjetur, Gomes nuk u arrestua dhe çështja e tij u arkivua. Por, për vajzën e të Givaldo-s, e cila ishte më e madhja nga pesë motra, kjo çështje nuk ishte mbyllur kurrë.
Me vendosmërinë për të bërë drejtësi për familjen e saj, Gislayne studioi për drejtësi dhe më vonë u bë oficere policie në vitin 2023. Pasi iu bashkua policisë, ajo kërkoi që të caktohej në seksionin e vrasjeve për të zbuluar vrasësin e babait të saj.
Pas një kërkimi të gjatë, më në fund në shtator 2024, Gislayne dhe ekipi i saj arritën të gjejnë dhe arrestojnë Gomes në Boa Vista, një qytet në veri të Brazilit, në shtetin Roraima. Duke e parë përballë për herë të parë, Gislayne, tani 36 vjeç, i tha Gomes: "Prej meje je këtu dhe tani do të paguash për atë që ke bërë."
Për Gislayne dhe familjen e saj, ky moment ishte çlirues. "Me arrestimin e tij, kam pastruar shpirtin tim dhe atë të gjithë familjes sime. Sot kemi paqe dhe ndjesinë që më në fund u bë drejtësi."
Gislayne rrëfeu për mediat braziliane se kur pa Gomes-in me pranga, nuk mundi të përmbante lotët. "Ishte një shpërthim ndjenjash që u kthyen në lot çlirimi, pasi dukej sikur kjo ditë nuk do të vinte kurrë," tha ajo.
Historia e saj është një shembull i jashtëzakonshëm i vendosmërisë dhe forcës për të kërkuar drejtësi për të dashurit e humbur, duke treguar që ndjekja e së drejtës mund të zgjasë, por në fund vjen me triumfin e drejtësisë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.