Një tjetër tender i dyshimtë ka dalë në dritë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), i drejtuar nga Ilirjan Celibashi, ku 117 milionë lekë të vjetra janë dhënë për një projekt pa garë. Ky tender ka të bëjë me "Krijimin e Moduleve të Reja dhe Përmirësimin e Atyre Ekzistuese". Fituesit e procedurës së dyshimtë janë dy kompani: INTELISOFT, në pronësi të Gëzim Hoxhës, dhe WOW DIGITAL, në pronësi të Veliona Hoxhajt dhe Dinejda Hysendhimës.
Rezultati fitues i këtij tenderi ishte 9,764,437 lekë të reja pa TVSH, që përkthehet në gati 117 milionë lekë të vjetra me TVSH të përfshirë. Tenderi u zhvillua me procedurën “Me negocim, pa njoftim,” duke hequr çdo mundësi për konkurrencë të ndershme, çka ngre dyshime të forta për transparencën dhe integritetin e procesit.
Fondi limit për këtë projekt ishte përcaktuar në 10,337,650 lekë të reja pa TVSH, ose rreth 124 milionë lekë të vjetra me TVSH. Nëse krahasojmë vlerën fituese me fondin limit, fituesit ofruan një ofertë që përbën rreth 94.47% të vlerës së fondit limit, duke lënë një diferencë shumë të vogël, vetëm 573,213 lekë të reja, që sugjeron një mungesë të vërtetë të konkurrencës dhe një përpjekje për të dhënë kontratën në mënyrë të paracaktuar.
Kjo situatë ngre pikëpyetje serioze për mënyrën se si tenderët publikë po trajtohen nga KQZ dhe nëse qytetarët shqiptarë po marrin vlerën e duhur për fondet publike që shpërdorohen në projekte me procedura të tilla të dyshimta.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.