Një adoleshent shqiptar 17-vjeçar, që pritet të mbushë 18 pas disa javësh, është në qendër të hetimeve në Itali për vrasjen e rumunes 42-vjeçare gjatë një takimi intim në Viadana, Mantova.
Ngjarja ka ndodhur mbërmjen e 19 shtatorit në garazhin e shtëpisë së tij, të cilin ai e kishte kthyer në palestër private, ku edhe mbyti gruan duke përdorur një teknikë të sportit të mundjes.
Dyshohet se kjo lëvizje ishte frymëzuar nga stërvitjet e tij të rregullta me sporte luftarake, të cilat ai i praktikonte me pasion në palestër, ku kalonte pjesën më të madhe të kohës, madje edhe kur ishte sëmurë.
Maria Campai, viktima, ishte takuar me të përmes një faqeje interneti për takime me pagesë. Megjithëse ende po hetohet, dyshohet se adoleshenti ka bërë kërkime paraprake në internet për teknikat e vrasjes dhe krimi ka qenë i planifikuar.
Pas vrasjes, ai u përpoq të pastronte gjurmët e gjakut dhe mbetjet nga skena e krimit. Pasi bashkëpunoi me autoritetet, ai tregoi se viktimën e kishte varrosur në një kopsht pranë një vile të braktisur. Maria, e cila ishte e divorcuar dhe nënë e dy fëmijëve, u gjet e mbuluar nën gjethe dhe shkurre.
Pavarësisht nga natyra e dhunshme e krimit, avokati i të riut, Paolo Antonini, ka deklaruar se nuk ka asnjë motiv të qartë pas vrasjes. Për momentin, duket se gjithçka është bazuar në një plan të paramenduar, të nxitur nga video të marra nga interneti.
Pas krimit, as familja e tij dhe as shokët e shkollës nuk vunë re sjellje të pazakonta nga ana e tij, megjithëse kishte tendencën të tërhiqej dhe të qëndronte i heshtur në ambientet shoqërore.
Nuk ka prova që sugjerojnë përdorimin e alkoolit apo drogës gjatë kohës së krimit; adoleshenti ishte plotësisht i vetëdijshëm kur ndodhi ngjarja.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.