Aksidentoi për vdekje vëlla e motër në Kroaci, shqiptarja lihet në burg

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 01.10.2024, 17:48

Klevisa Ymeri, një shtetase shqiptare, u dënua me 4 vite burg për një aksident fatal që ndodhi në prill në Kroaci, ku humbën jetën dy të rinj, vëlla e motër, Stjepan dhe Katarina Derek. 29-vjeçarja ishte duke drejtuar një "Mercedes" me targa sllovake dhe kryente një parakalim të paligjshëm, që rezultoi në një përplasje ballore me makinën e viktimave. Ngjarja tragjike ndodhi në Ratac, dhe përplasja ishte aq e fuqishme sa Stjepan, 21 vjeç, dhe motra e tij, Katarina, 19 vjeç, vdiqën në vend.

Në gjyq, dëshmitari Jonuz Alija, i cili ishte pasagjer në makinën e Ymerit, deklaroi se po udhëtonin drejt Shqipërisë dhe se gjithçka ndodhi shumë shpejt. Ai përshkroi momentin e aksidentit, duke thënë se kishte parë tym dhe kishte tentuar të ndihmonte, por ishte tepër vonë.

Nga ana e saj, Ymeri dëshmoi se kishte bërë një sinjal për parakalim, por kur pa makinën tjetër, tentoi të ndalonte. Ajo tregoi se ishte shumë e tronditur dhe nuk mbante mend asgjë tjetër pas përplasjes. Prokuroria dhe përfaqësuesit e familjes së viktimave theksuan se Ymeri ishte përgjegjëse për aksidentin, ndërsa avokati i saj argumentoi se ajo kishte tentuar të shmangte përplasjen, por kishte humbur kontrollin e mjetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit