Donte të blinte këpucë online, faqja kërcënon qytetarin: Të bëj atë që s’ta pret mendja k**il

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.10.2024, 14:35

Një qytetar ka denoncuar se ka marrë kërcënime nga një faqe online në Facebook, pasi shprehu shqetësimin për shërbimin e ofruar.

Sipas tij, ai kishte kërkuar të blinte një produkt, por nuk kishte marrë asnjë përgjigje nga administratori i faqes, pavarësisht se kishte kontaktuar disa herë për porosinë.

Pasi nuk mori asnjë përgjigje prej tyre, ai vendosi të komentonte në faqe duke pyetur nëse ishte një platformë reale apo mashtruese. Pas këtij komentimi, ai filloi të merrte mesazhe kërcënuese nga administratorët e faqes duke e bërë situatën edhe më alarmante.

Qytetari ka kërkuar ndihmë nga autoritetet përkatëse për të marrë masat e nevojshme ndaj këtyre kërcënimeve. Ai është i shqetësuar për sigurinë e tij dhe dëshiron të parandalojë që situata të përsëritet për të tjerë.

Denoncimi i qytetarit:

Kam marre kencenime nga nje faqe ne fb, ju lutem me drejtoni ne instancat perkatese.. Eshte faqe online I kerkova te blej dicka nga faqe e ketyre po as nuk po ma sjellnin e as po me kthenin pergjigje Prej dites i shkruajta per porosine disa here se cfare po behet por prap asnje reagim Dhe mendova qe eshte faqe sa per klikime dhe i komentova qe jeni faqe fallso apo reale Nderkohe me pas me vijne ato sms qe ju dergova por edhe me te renda

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit