Për herë të parë në histori, është kryer një ndërhyrje kirurgjikale robotike në distancë për heqjen e një tumori në veshkë.
Lajmin e dha Fondacioni Puigvent nga Barcelona, në një komunikatë ku njoftoi përfundimin e operacionit.
Mjeku që kreu me sukses operacionin është italian dhe quhet Alberto Breda, kryemjek i Urologjisë Onkologjike dhe anëtar i ekipit kirurgjikal të Transplantit të Veshkave në fondacionin spanjoll.
Pacienti ndodhej në anën tjetër të botës, në Pekin, Kinë. Operacioni u krye një javë më parë në auditorin e Bordosë, ndërsa Breda merrte pjesë në takimin më të rëndësishëm vjetor të kirurgjisë robotike, në mbledhjen e 21-të vjetore të Shoqatës Evropiane të Urologjisë (Eau), ku ai është president.
Pacienti, një burrë 37-vjeçar me një tumor në veshkë prej 3.5 centimetrash, ishte i shtruar në Spitalin e Përgjithshëm Pla në Pekin dhe doli nga spitali ditën pas operacionit.
Në faqen e fondacionit shkruhet: "Ndryshe nga operacionet kirurgjikale të zakonshme, kirurgu nuk kishte veshur veshjen e posaçme, por kontrollonte në distancë nga dhoma, duke përdorur një konsolë (sistemi robotik Edge), me krahët robotikë që ndërhynin te pacienti në anën tjetër të globit me një vonesë kohore prej 132 milisekondash."
Për shkak të vonesës së latencës të shkaktuar nga distanca e gjatë, ritmi i zbatimit të telekirurgjisë do të varet nga zhvillimi i rrjeteve të telekomunikacionit 5G dhe fibrave optike, si dhe nga sofistikimi dhe përshtatja e sistemeve të ndryshme robotike.
Në fund të operacionit, doktor Breda komentoi rezultatin e arritur: "Ky është një moment historik që u bë i mundur falë bashkëpunimit ndërkombëtar dhe gjithashtu shërben për të ilustruar diversitetin që ekziston në praktikën e mjekësisë së sotme."
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.