18-vjeçarja aksidentohet me 16 kmh, humb syrin dhe thyen hundën e dhëmbët

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.09.2024, 21:51

Një 18-vjeçare amerikane, pësoi një lëndim të tmerrshëm kur syri i saj “shpërtheu” gjatë një aksidenti të pazakontë me makinë teksa po lëvizte me një shpejtësi jo më shumë se 10 mph (16 km/h).

Incidenti i rëndë ndodhi më 20 shtator kur Kylie Dean nga Ohio, e cila po drejtonte makinën teksa po shkonte për në shkollë më 20 shtator. Nëna e saj, Kelly, 38 vjeç, shpjegoi se vajza e saj u humbi kontrollin e mjetit shkak të diellit të fortë, duke bërë që makina e saj të godiste një tjetër makinë të parkuar.

Kylie ishte ulur afër timonit dhe e goditi atë me kokë duke marrë dëmtime të rënda. Sipas mjekëve, vrima e syrit të djathtë të saj u "thye në shumë pjesë" dhe syri shpërtheu "si një rrush".

Ajo gjithashtu pësoi thyerje në hundë dhe në disa dhëmbë dhe dëmtime të tjera në fytyrë. Nga përplasja, irisi dhe lentet e syrit të saj të djathtë u shkëputën, dhe kanali i lotëve u kris.

Nëna e saj tha se u njoftua në telefon dhe nxitoi për të parë vajzën e saj. Kylie u transportua me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua një operacioni.

Ajo doli nga spitali më 25 shtator. Fatkeqësisht, Kylie nuk mund të shohë me syrin e djathtë dhe po pret që një kompani t’i krijojë pjesë të një proteze syri, ndërsa po pret gjithashtu implante dentare për dhëmbët e saj të dëmtuar.

Familja e saj ka hapur një fushatë në GoFundMe për të mbledhur fonde për operacionet e tjera që Kylie do të ketë nevojë. Nëna e saj shpjegoi se do t’i duhen të paktën edhe dy ndërhyrje kirurgjikale.

Nëna e saj tha: "Ajo është vetëm 18 vjeçe. Ky është fillimi i jetës së saj dhe ka nevojë për dhëmbët. Ajo luan muzikë dhe ka nevojë për strukturën e gojës për këtë. Ne kemi sigurim të mirë, por ai nuk mbulon implantet dentare sepse konsiderohen kirurgji kozmetike. Kjo do të kushtojë të paktën 20,000 dollarë për pagesat dentare."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit