Një 38-vjeçar në Borsh ka përplasur pa dashje të bijën teksa po parkonte makinën në oborrin e shtëpisë.
Bëhet fjalë për shtetasit me inicialet I.L., i cili po manovronte mbrapsht automjetin e tij tip "Benz" për të hyrë në oborrin e banesës kur aksidentoi vajzën.
E mitura u transportua në spitalin e Sarandës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autoritetet po hetojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.