Julian Meçe dëshmon për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 30.09.2024, 20:46

Julian Meçe dëshmoi këtë të hënë në gjyq për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut në 2005, kundër Emiljano Shullazit, Plaurent Dervishajt, Lulzim Berishës, Endrit Rusit dhe Endrit Taullait.

Gjatë seancës gjyqësore, Meçe u pyet për njohjen e tij me Luftar Reçin, i cili ka statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Ai deklaroi se nuk e kishte njohur Reçin dhe shtoi se në periudhën e përmendur në dëshminë e tij, kishte qenë në burg. Meçe theksoi gjithashtu se nuk e njeh personin që ka statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

“Luftar Reçin as nuk e njoh dhe as nuk kam patur lidhje deri kur nisi ky proces. Nga viti 2004-2011 unë kam qenë duke vuajtur një dënim për trafikim narkotikësh në Itali. Lul Berishën e njoh, kemi pasur miqësi. Edhe me Lentin (Plaurent Dervishaj), njihem, kam miqësi, kemi qenë komshinj në Durrës. Kur ne kemi qenë në Dubai bashkë me Lentin, dhe u lëshuan masat e sigurimit, Plaurenti shprehu habi dhe u indinjua duke thënë se nuk kishte lidhje. Ai me tha se asgjë nuk e ka lidhur me Viktor Imerin e Emiljano Shullazin. Lenti shprehu indinjatë që Prokuroria nuk mori parasysh edhe prova të tjera që e shfajësojnë atë në lidhje me vrasjet”.

Dëshmia e Julian Meçës është kërkuar nga disa avokatë gjatë procesit gjyqësor. Luftar Reçi ka pretenduar se në vitin 2004, pas një dreke të organizuar pasi Lulzim Berisha i kishte shpëtuar një atentati, ishte ulur në një tavolinë me Julian Meçën dhe rreth 20 persona të tjerë. Megjithatë, i pandehuri për atentatin, Arjan Ndoja, dhe Pëllumb Muharremi, i cili sot dëshmon në gjyqin e bandës së Shullazit, mohuan këtë pretendim.

Aktualisht, Julian Meçe është i burgosur, i akuzuar për bashkëpunim me Plaurent Dervishajn në atentatin ndaj Arjan Ndojës dhe Pëllumb Muharremit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit