Gruaja e Klod Zotos ortake tek ONE, bleu aksione me vetëm 2000 euro!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 30.09.2024, 19:09

Klodian Zoto është në kërkim nga SPAK dhe Gjykata Speciale që nga dhjetori 2021, i dënuar me 8.5 vite burg për mashtrim dhe falsifikim në çështjen e landfilleve të Elbasanit dhe Fierit.

Pavarësisht kësaj, ai vazhdon të zgjerojë pasuritë e tij, duke përfshirë aksionet në kompani strategjike si "ONE Albania". Më 22 mars 2024, përmes bashkëshortes së tij Ilza Zoto, ai u bë ortak në këtë kompani me 0.000152% të aksioneve (në fillim uraportua 6.56%), vlera e të cilave është deklaruar në vetëm 2000 Euro.

Kjo vlerë ka ngritur dyshime mbi evazionin fiskal, pasi nuk reflekton gjendjen reale të kapitalit të kompanisë. Ilza Zoto është gjithashtu e përfshirë në disa kompani të tjera dhe ka menaxhuar projekte të rëndësishme financiare për shtetin shqiptar.

Në prill 2024, dokumentet e regjistrimit të saj si ortake ngjallën polemika, pasi vlera e ulët e aksioneve u konsiderua mashtrim.

REAGIM I KOMPANISË ONE:

Në vijim të artikullit të publikuar në websiten e JOQAlbania, në datën 30.09.2024, One Albania dëshiron të sqarojë se informacioni për shitjen e 6.56% të aksioneve të kompanisë shtetases Ilza Zoto është i pavërtetë.

Transaksioni i kryer më 22 mars 2024 konsiston në shitjen e një pjese të vogël të aksioneve nga shtetasit Bashkim dhe Margarita Sulstarova te zonja Ilza Zoto. Këto aksione janë ekuivalente me 0.000152% të totalit të aksioneve të One Albania dhe jo 6.56%, një shifër kjo e sajuar në artikullin e publikuar. Ky transaksion është regjistruar në përputhje me dispozitat ligjore në regjistrin e aksionerëve të One Albania dhe është publikuar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Ky informacion zyrtar është i aksesueshëm nga publiku dhe rrjedhimisht raportimet e mediave që pretendojnë se zonjës Ilza Zoto i janë shitur 6.56% e aksioneve të One Albania janë tërësisht të rreme. Kjo shitje nuk lidhet me ndonjë aktivitet operacional ose menaxherial brenda One Albania. One Albania thekson se 0,738% e aksioneve të kompanisë zotërohen nga 7417 persona, të cilat i kanë trashëguar këto aksione nga proceset e privatizimit (ish-punonjës të Albtelecom dhe AMC), ndër të cilët ishin edhe këta shitës.

Gjithashtu, One Albania dëshiron të sqarojë se aludimet e rënda të bëra se kryetari i bordit drejtues të 4iG Gellert Jaszai është ‘i skeduar për pastrim parash, skema mashtrimi financiar trafik fiktiv aksionesh e kapitalesh në Shqipëri, Hungari, Bullgari, Rumani, Serbi, Bosnjë, Turqi, Mali i Zi e Maqedoni’ janë krejtësisht të pabaza.

Gellért Jászai është një biznesmen i respektuar, aksioner i shumicës dhe Kryetar i Bordit të 4iG Plc, një grup i tregjeve të kapitalit i regjistruar në Bashkimin Evropian. Grupi 4iG operon sipas rregullores së BE-së dhe ligjeve të tregjeve të kapitalit. One Albania hedh poshtë çdo akuzë të rreme se zoti Gellert Jászai ose ndonjë prej kompanive të tij i nënshtrohet ndonjë procesi gjyqësor, qoftë në BE apo në ndonjë vend tjetër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit