Serbët në Kosovë mbeten të zhveshur dhe të braktisur nga autoritetet serbe. Kështu ka vlerësuar akademiku dhe shkrimtari serb Ljubomir Simoviq i cili është një nga iniciatorët e ProGlas.
Simoviq i cili iu bashkua figurave të tjera publike jopartiake në themelimin e kësaj organizate me qëllim që të zvogëlohej jo zyrtarisht madhësia e partisë më të madhe në Serbi (SNS), asaj të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Në një intervistë për Radarin ka thënë se deklaratat e të ashtuquajturit parlamenti gjithëserb është tallje e presidentit ndaj serbëve që jetojnë jashtë Serbisë.
“Ata miratuan gjithashtu Deklaratën për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmes së përbashkët të popullit serb. Për një të ardhme të përbashkët, në një kohë kur serbët në Kosovë mbeten të zhveshur dhe të braktisur. E braktisur nga autoritetet serbe. Vuçiq dhe Dodiku gati sa nuk i varën yjet e Karagjorgjes njëri-tjetri”, ka thënë akademiku serb.
Në një pyetje tjetër, mediumi serb Radar aludon se blerjet e fundit të armatimit e aeroplanëve luftarakë dhe rikthimi i detyrueshëm i shërbimit ushtarak të çon të mendosh se Serbia po përgatitet për një betejë të re në Kosovë.
Derisa akademiku e interpreton ndryshe. Vlerëson se Vuciq ka vepruar njëjtë edhe në një luftë tjetër të para pak viteve, atë me Covidin.
“Edhe gjatë pandemisë Covid, ai udhëhoqi patrullat ushtarake me tuba të gjatë në rrugët e Beogradit”.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.