Taravari: Aleanca me SHBA-në është e pathyeshme dhe e përjetshme

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.09.2024, 14:42

Ministri i Shëndetësisë dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari pas vizitës në SHBA u shpreh se aleanca me SHBA-të është e përjetshme dhe e pathyeshme.

“Çfarë jave e mrekullueshme ishte në Nju Jork dhe Uashington DC! Dhjetëra takime me miq dhe aleatë, punime frymëzuese në Sesionin e 79-të të OKB-së dhe, natyrisht, një vizitë e detyrueshme në Departamentin e Shtetit të SHBA-së.

Aleanca jonë me SHBA-në është e pathyeshme dhe e përjetshme”, shkruan kreu i ASH-së, Arben Taravari në “X”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit