“Shteti ka falimentuar, te patentat sistemi nuk punon prej 3 ditësh dhe tallen me ne”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.09.2024, 14:38

Një qytetar ka denoncuar mungesën e sistemit te Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Qytetari ka treguar për JOQ ALBANIA se prej 3 ditësh sistemi nuk punon dhe askush nuk mund të marrë patentën edhe pse pagesat janë kryer.

Ai shprehet se "shteti po tallet me njerëzit", pasi për momentin në DPSHTRR punon vetëm arka për marrjen e lekëve, ndërsa shërbimet e tjera janë jashtë funksionit.

Qytetari kërkon që autoritetet të marrin masa për të rikthyer funksionimin e sistemit dhe për të lehtësuar procedurat për qytetarët.

Denoncimi i qytetarit:

Jemi te patentat dhe kan 3 dit qe nuk punon sistemi ka falimentu shteti po tallen me njersit. Veq arka per te mar leket punon

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit