Plagosi me thikë 21-vjeçarin në Berat, e pëson 62-vjeçari

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 30.09.2024, 13:55

Një burrë 62-vjeçar është ndjekur penalisht në gjendje të lirë nga Policia e Beratit.

Bëhet fjalë për shtetasin K. M., banues në Berat, i cili është përfshirë në një incident pas një konflikti për motive të dobëta.

Gjatë këtij konflikti, K. M. dyshohet se ka përdorur një mjet prerës, konkretisht një thikë, për të dëmtuar një të ri 21-vjeçar.

Materialet hetimore lidhur me këtë rast janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Berat për të vazhduar me procedimet e mëtejshme ligjore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit