Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e shtetases Irma Hasani, e cila dyshohet se ka përfituar pasuri nga veprimtari kriminale e vëllait të saj Oltion Hasani.
Sipas hetimeve, në llogarinë e saj janë transferuar 180,000 euro cash brenda dy viteve, shumica e të cilave dyshohet se vijnë nga burime të paligjshme.
Irma Hasani është motra e Oltion Hasanit, i cili është arrestuar në Angli për shkelje të ligjit për narkotikët. Prokuroria pretendon se pasuritë e paluajtshme të Irmës lidhen me aktivitetet kriminale të vëllait të saj. Gjatë një muaji, ajo ka pranuar transferta të mëdha financiare nga anëtarë të familjes, përfshirë ish-kunatin dhe tezen e saj.
Nga fondet e kredituara në llogarinë e saj, rreth 160,000 euro janë transferuar për blerjen e një apartamenti, ndërsa ajo zotëron gjithashtu pesë prona të tjera dhe gjashtë automjete. Megjithatë, Prokuroria thekson se Irma Hasani, e punësuar në 'Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare' me pagë bruto prej 61,000 lekësh, nuk justifikon blerjen e këtyre pasurive.
Dokumentet e kontratave noteriale tregojnë se shumica e tyre janë nënshkruar pas arrestimit të Oltion Hasanit, duke ngritur dyshime për burimet e pasurive të krijuara. Prokuroria po heton nëse këto pasuri janë rezultat i veprimtarive kriminale dhe nëse ato përputhen me të ardhurat e ligjshme të Irmës dhe familjarëve të saj.
Për këtë arsye kërkohet caktimi i masës së sigurimit pasuror “Sekuestron Preventive” për: pasuritë e paluajtshme, në emrin e shtetases Irma Hasani dhe familjarëve të saj;
Nr.210/27, ZK1676 , Vol 23, Faqe 185;
Nr. 166/7, ZK1676 , Vol 23, Faqe 187;
Nr. 210/29, ZK 1676, Vol 23, Faqe 147;
Nr. 110/76, ZK3215, Vol 15, Faqe 106;
Nr.23/41+2-6, ZK3266, Vol 41, Faqe 69; dhe
Nr. 114/20, ZK 16776, Vol 4, Faqe 161
Sekuestrimin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor Tiranë për automtetet:
Volkswagen golf 5;
Renault Clio;
Audi Q3;
Volvo CX60;
Mercedes Benz ML350 BLUETEC; dhe
Audi SQ7.