Eni Çobani thotë se çiftet në Shqipëri ndahen pasi meshkujt janë impotentë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 30.09.2024, 12:15

Ndërmjetësuesja gjyqësore Eni Çobani ka deklaruar se arsyeja për ndarjet e çiftëve në Shqipëri është impotenca e meshkujve. Ajo shton se tradhtitë lindin në dhomën e gjumit dhe se kjo e fundit është e shenjtë.

Sipas juristes, ky problem duhet trajtuar, pasi tradhtitë, largimet ose mosdashuritë rrjedhin pikërisht nga dhoma e gjumit.

“Është e vërtetë. Kam pasur dëshirë të bisedoj me mjekët. Unë mendoj se një nga elementet kryesore të familjes shqiptare është pikërisht kjo. Duhet ta themi hapur. Ky problem duhet trajtuar, sepse tradhtitë, largimet dhe mosdashuritë lindin pikërisht në dhomën e gjumit.

Dhoma e gjumit është një hapësirë aq e shenjtë për çiftin, sa edhe enigmatike për ne që jemi më vonë në proceset e tyre. Kurrë nuk e dimë se çfarë ndodh atje. Mendoj se edhe dhuna vjen pikërisht nga kjo gjë. Kur ndien një mungesë të theksuar në personalitetin tënd, meshkujt e kanë shumë të rëndësishme këtë aspekt.

Nëse zhburrërohesh përpara një gruaje, është shumë e rëndësishme më pas të dalësh përballë ndonjë gruaje tjetër apo në një ambient. Në Shqipëri, ti duhet të jesh një njeri që i ke të gjitha. Duan sa më shumë burra në Shqipëri,”-deklaroi ndër të tjera Çobani.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit