Më datë 21 gusht të këtij viti, kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punimet në lagjen e re në Kombinat ku mbi 300 familje presin apartamentet e reja pas dëmtimit dhe prishjes nga tërmeti i 2019.
Veliaj tha se punimet janë drejt fundit dhe në shtator, pas rikthimit nga pushimet 300 familje do të marrin apartamentet në objektet e banimit me 6 dhe 8 kate.
“Sot është një ditë e bekuar sepse kalojmë nga kur thoshim ‘mjerë ata që humbën shtëpitë e tërmetit’, në ‘lum ata që do të marrin shtëpitë e reja’. Ju jam mirënjohës për punën sepse dua që, kur qytetarët të kthehen nga pushimet në shtator dhe sidomos për qytetarët e Kombinatit të japim këto 300 apartamente, që zgjidhin pjesën më të madhe të nevojtarëve"
Por një qytetar, i cili është njëri prej atyre që ka 5 vite që endet rrugëve dhe pret apartamentin e ri, ishte sot në lagjen e famshme të Kombinatit për të parë gjendjen e punimeve.
Ai ka mbetur i lemeritur me gjendjen e pallateve dhe apartamenteve që thuhet se shumë shpejt do të hapin dyert për banorët e Kombinatit. Qytetari thotë se me këtë gjendje punimet duan edhe 2 vite të tjera për t'u përfunduar dhe jo në 2024 ashtu siç iu është premtuar.
Ai ka dyshime se zvarritja e punimeve dhe përfundimi i tyre është i qëllimshëm për zgjedhjet e 2025 dhe ato vendore në 2027, pasi fjalët e Veliajt mbeten vetëm premtime boshe.
Madje qytetari risjell në vëmendje dhe një lagje tjetër të Kombinatit ku banesat e dëmtuara nga tërmeti ende s'kanë marrë statusin për t'u prishur pasi sipas tij drejtori i Institutit të Ndërtimit, Artan Shkreli, vjehrri i Belind Këlliçit, nuk ka interes të nënshkruajë vendime të tilla.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje jam nje banor i kombinatit kemi 5 vjet që qeveria na kanë mpire me gënjeshtra për banesat e reja. Premtimi i fundit i bashkise ishte shtatori ku thonte do ndajmë 300 apartamentet e para. Sot që flasim isha tek lagja e re e famshme dhe ja kjo ishte gjendja, dmth ketu ka akoma dhe 2 vjet punime ndersa keta na thojn do e mbyllim në 2024!?. Po të dergoj ca pamje nga lagja e re. A mund ta beni publike se njerzit janë lodhur me këtë premtime elektorale. Dola të shihja situazen nga afer dhe pash keto lemerira Keta po na mashtrojnë qe 5 vjet ja kete vit dp futeni Por me sa shoh po na mbajne peng duan të fitojnë dhe zgjedhjet e 2025 dhe të 2027 te bashkive. Plus esht nje lagje e madhe e kombinatit qe banarsat e tyre akoma skan marr vendim a do ti prishin apo jo. Kanë statusin pa vendim të institutit të ndertimit. Njerzit ja stersuar shumë. Një pjese janë larguar nje pjese kanë vdekur dhe nje pjese kanë filluar të flasin me vete. Askush nuk çan kokë as bashkia as qeveria as opozita qe ka shansin të bej opozit por problemi qendron se ai qe firmos per pallatet tek instituti i ndertimit esht vjehrri i belind kelliçit, prandaj dhe opozita ska interes sepse ata janë bashke kur vjen puna tek kombinati.