Në doganën e Bllatës rruga në kufirin shqiptar me gropa e kalldrëm, ana maqedonase me ndriçim dhe asfalt

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.09.2024, 11:00

Një qytetar ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës në kufirin shqiptaro-maqedonas, në zonën e Bllatës.

Ai thotë se segmenti i rrugës në anën shqiptare, rreth 100 metra i gjatë, është në kushte skandaloze, me kalldrëm dhe gropa ndërsa sapo kalon tabelën e kufirit, në anën maqedonase, rruga është e asfaltuar dhe e ndriçuar.

Ai kërkon që autoritetet të marrin masa për të përmirësuar kushtet e këtij segmenti rrugor, pasi është e turpshme që diferenca mes dy shteteve të vihet re që në ndarjen mes kufijve.

Denoncimi i qytetarit:

Ne kufirin Shqiptaro-Maqedonas ne Bllate. Rruga ne anen Shqiptare dhe vazhdimi pas tabeles ne anen Maqedonase. Segmenti yne eshte rreth 100 metra i gjate ne kushte kalldrëmi, ndersa sapo kalon tabelen ne anen tjeter fillon asfalti dhe ndricimi. Pse per 100 m rruge jemi keq….pasi pikerish ketu behet edhe krahasimi me palen tjeter.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit