Komunat kërkuan 200 milion euro, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do të ndajë vetëm 100 milionë euro

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.09.2024, 08:41

Pavarësisht se Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do të ndajë 100 milionë euro për financimin e projekteve infrastrukturore, komunat kanë aplikuar me projekte me vlerë totale rreth 200 milionë euro. Madje, sipas të dhënave, vetëm Qyteti i Shkupit, i cili kryeson listën si për nga shuma e parave ashtu edhe për nga numri i projekteve, i vetëm kërkon rreth 102 milionë euro, më shumë se sa gjithë thirrja e ministrisë.

Komuna e Tetovës, e cila ndonëse ka aplikuar me vetëm 3 projekte kap shifrën e mbi 6 milionë eurove. Pastaj vjen Komuna e Manastirit e cila për 16 projekte kërkon 4,5 milionë euro, Kumanova me 3 projekte për 4 milionë euro, ndërsa Çairi me 7 projekte për 3.8 milionë euro. Në thirrjen publike kanë aplikuar 80 komuna, por projektet e tyre kanë shuma modeste, siç mund të shihet në këtë tabelë.

Përveç Tearcës, e cila për shkak të mosdorëzimit të dokumenteve në kohë ka dështuar të aplikojë, Komuna e Zërnovcit ka kërkuar vetëm 90 mijë euro për 2 projekte, Llozova 100 mijë euro për 3 projekte, ndërsa Vevçani 110 mijë euro për 3 projekte. Në listë janë edhe komunat Mavrovë-e-Rostushë, Konçe dhe Novac, të cilat kërkojnë nga 120 mijë euro për 3 projekte.

Në përgjithësi, komunat me shumicë shqiptare kërkojnë në total rreth 26 milionë euro për 70 projektet e tyre.

Tetova, siç mund të shihet, kryeson listën për nga shuma e parave që kërkon për të realizuar projektet, e ndjekur Çairi. Më pas, radhitet Gostivari, i cili për 15 projekte kërkon rreth 2,8 milionë euro, ndërkaq Saraji për 2 projekte 2,4 milionë euro. Struga, për 1 projekt kërkon 2,2 milionë euro, Kërçova për 7 projekte 1,9 milionë euro. Lista, më tej vijon me Vrapçishtin, i cili kërkon 1,3 milionë euro për 5 projekte, ndërsa Likova rreth 1 milion euro për 3 projekte. Dibra, Haraçina, Zhelina, Studeniçani dhe Bogovina kërkojnë më pak se 1 milionë euro për projektet që kanë aplikuar. Për nga karakteri i projekteve, Alsat informoi se shumica e tyre janë për rrugë, kanalizim dhe ujësjellës – problemet kryesore të qytetarëve. Vetëm Qyteti i Shkupit, me projektet e veta, ka dalë nga karakteri i thirrjes së Ministrisë për projekte infrastrukturore, duke kërkuar autobusë ekologjikë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit