EKSKLUZIVE/ “Marjan Doçaj me fisin e tij dhunojnë policët në komisariat, ngjarja mbahet e fshehtë”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.09.2024, 00:00

Një denoncim alarmant ka mbërritur në redaksinë tonë nga një punonjës policie, i cili ka ndarë një ngjarje të rëndë që ka ndodhur sot në Komisariatin e Policisë në qytetin e Shkodrës.

Sipas denoncuesit, rreth orës 14:00, njësia "Shqiponjat" ndaluan një automjet dhe e shoqëruan në komisariat. Pronari i mjetit, shtetasi Marjan Doçaj, me precendent penal të mëparshëm, u afrua pranë komisariatit dhe, në një akt të paprecedentë, hyri në ambientet e brendshme, ku sulmoi punonjësit e policisë.

Por, kjo nuk ishte e gjitha. Denoncuesi tregon se pak momente më vonë, persona të afërt me fisin Docaj hynë gjithashtu në komisariat, duke goditur një tjetër punonjës policie. Edhe pse ata u ndaluan nga shërbimet e tjera të policisë, shqetësimi i madh i uniformave blu qëndron tek fakti se pavarësisht arrestimit të tyre, të dyshuarit lirohen nga gjykatat.

Denoncuesi shtron pyetjen e drejtpërdrejtë: "Kush i mbron policët?". Ai shton se ngjarje të tilla shpesh mbahen të fshehta dhe se vetëm në rastet kur një punonjës policie humb jetën, ato raportohen publikisht.

"Na mundohena me punu, por kush na mbron ne?", përfundon ai denoncimin e tij.

Denoncimi i plotë i punonjësit të policisë:

"Pershendetje JOQ! Sot ora 14:00 shqiponjat Shkoder kan ndalu nje mjet e kan shoqeru komisariat dhe pas shoqerimit i zoti makines shtetasi Marjan Docaj (me precedent) vjen prane komisariatit dhe hyn ne ambjentet e komisarjatit godet punonjesit e policise,ndalohet arrestohet dhe perseri pas pak castesh persona prane fisit docaj hyjne ne ambjentet e komisarjatit dhe godasin nje tjeter punonjes policie. Ndalohen nga sherbimet tjera. Por shqetesimi eshte se policia i ndalon i arreston por dalin nga gjykata. Pyetja eshte kush i mbron policet? Jeni i vetmi burim i besushem. Na mundohena me punu por kush na mbron ne? Ngjarja mbahet e fshehte...Duhet vrare polici qe te raportohet..."

Policia e Shtetit supozohet të jetë shtylla e sigurisë së qytetarëve, por kur ata vetë janë të pambrojtur përballë kriminelëve, lind një shqetësim i madh për rendin dhe ligjin në vend, që ka nevojë për zgjidhje të menjëhershme.

JOQ Albania i kërkon Policisë së Shtetit një reagim zyrtar për këtë denoncim, në mënyrë që të sqarojë publikun për detajet e kësaj ngjarjeje dhe veprimet që janë ndërmarrë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit