Një qytetar i revoltuar ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania, ku shihet një makinë e parkuar në kundërshtim me sinjalistikën rrugore, që i përket një punonjëseje të Bashkisë Tiranë.
Në video, mjeti i parkuar ndodhet në zonën e "21 Dhjetorit", një zonë e njohur dhe e ngarkuar në kryeqytet, ku parkimi është rreptësisht i ndaluar.
Mjeti i parkuar në zonën e "21 Dhjetorit" i përket Suela Nelës, përgjegjëse sektori në Bashkinë e Lali Erit.
Në mesazhin e tij në redaksinë e JOQ Albania, qytetari ka shprehur indinjatën e tij duke thënë: "Janë bërë padronë të rrugëve, i bllokojnë si të duan! Mjafton të punosh në bashki!"
Në video, duket qartë shkelja e rregullave të qarkullimit, teksa makina është parkuar aty ku tabela ndalon qëndrimin.