Ushtria izraelite ka bombarduar objektiva të lëvizjes Houthi në Jemen të dielën, pas sulmeve me raketa nga militantët pro-iranianë kundër Izraelit gjatë dy ditëve të fundit, duke hapur një front të ri në luftimet e Lindjes së Mesme.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Houthi-t, sulmet izraelite vranë të paktën katër persona dhe plagosën 29 të tjerë, ndërsa banorët raportuan ndërprerje të energjisë elektrike në shumicën e zonave të qytetit port të Hodeidah.
Ushtria izraelite deklaroi se dhjetëra avionë, përfshirë avionë luftarakë, kanë sulmuar centrale elektrike dhe një port në Hodeidah, si dhe portin Ras Issa. Ky ishte sulmi i dytë izraelit ndaj Jemenit në më pak se dy muaj. Në korrik, avionët izraelitë goditën objektiva ushtarake të Houthi-ve pranë Hodeidah pas një sulmi me dron në Tel Aviv që vrau një person.
"Ndër vite, Houthi-t kanë vepruar nën drejtimin dhe financimin e Iranit, në bashkëpunim me milicitë irakiane për të sulmuar Izraelin, destabilizuar rajonin dhe rrezikuar lirinë globale të navigimit," thuhej në deklaratën e ushtrisë izraelite.
Militantët Houthi, të mbështetur nga Irani, kanë kryer vazhdimisht sulme me raketa dhe dronë ndaj Izraelit, duke shprehur solidaritet me palestinezët që nga fillimi i luftës në Gaza pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor. Në sulmin e fundit, Houthi-t pretenduan se kishin lëshuar një raketë balistike të shtunën drejt Aeroportit Ndërkombëtar Ben Gurion afër Tel Avivit, të cilën Izraeli e kishte kapur falë sistemit anti-raketor, 'Iron Dome'.
Në një postim në rrjetin social X, zëdhënësi i Houthi-ve, Mohammed Abdulsalam, tha se sulmet izraelite të së dielës nuk do të sjellin braktisjen e Gazës dhe Libanin nga grupi.
Irani dënoi sulmet izraelite, duke deklaruar se kishin në shënjestër infrastrukturën civile. Presidenti iranian Masoud Pezeshkian deklaroi se Izraeli nuk duhet të lejohet të sulmojë vendet e "Boshtit të Rezistencës" pro-iranian njëri pas tjetrit.
Lëvizja Houthi gjithashtu shprehu ngushëllime për vdekjen e liderit të Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah, pas një sulmi ajror izraelit në Bejrut.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.