Oligarku i farmaci “Ditë e Natë” i pangopur, ilaçet me çmime të ndryshme në paketime dhe fatura

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.09.2024, 17:39

Sektori i Shëndetësisë është i preferuari për oligarkët pasi miliardat që marrin janë të pafundme dhe lidhjet mes njëri-tjetrit ua lehtësojnë punën.

Eduart Curraj, pronari i farmacive “Ditë e Natë” dhe “Delta Pharma” , e dyta më e madhe në Shqipëri, që fitimet i llogariten rreth 2 milion euro në vit, është nipi i kryeoligarkes së Shëndetësisë, Vilma Nushi.

Falë bashkëpunimit mes tyre, Curraj dhe Nushi kanë fituar dhjetëra tendera Shëndetësie dhe kanë duke pastruar miliarda para për ish-ministrin Ilir Beqaj.

Por sikur të mos mjaftonin këto para, oligarku Curraj, i cili nga hiçi lulëzoi një rrjet të sofistikuar të shitjes së barnave nën emrin Farmaci “Ditë e Natë”, përpiqet të fitojë nga para edhe nga klientët e tij.

Një qytetar ka treguar për JOQ ALBANIA se ditën e sotme ka blerë një medikament te farmaci “Ditë e Natë” në Kombinat, por çmimi ka qenë ndryshe në faturë dhe ndryshe në paketim.

Ashtu siç mund të shihet edhe në foto, medikamenti me emrin NEOCEF në paketim ka çmimin 1453 lekë, ndërsa në faturë 1688 lekë, me diferencë 235 lekë.

Qytetari e ka konstatuar këtë vjedhje pasi është larguar nga farmacia, por ka mbetur i tronditur nga fakti se si qytetarët vidhen edhe në ilaçet që i blejnë për hall.

Por ai nuk e di se oligarkët e pangopur mbeten të tillë edhe kur në lojë është jeta, sëmundjet apo edhe medikamentet për kurimin e tyre.

Ai pyet nëse ka shtet apo ligje për vjedhje të tilla, por sërish harron se ligjet shteti i harton në bashkëpunim me oligarkët që i mbush xhepat dhe askush s’i prek në punën e tyre.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje miq Sapo dola nga farmaci dite nate ne kombinat , dhe shihni se si ta fusin ne cmim kta a ka shtet, a ka ligje , a ka hipokrat ne kte vend , ju lutem bejeni publike!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit