Gina Schumacher, vajza e ish-kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher, është martuar me partnerin e saj prej kohësh, Iain Bethke, në një ceremoni të bukur në rezidencën familjare në Majorka.
Dasma u zhvillua të shtunën pasdite në vilën luksoze të nënës së Gina-s, Corina Schumacher, e cila u ble në vitin 2017 nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.
Ceremonia e dasmës zgjati rreth 30 minuta dhe u pasua nga një darkë e veçantë, si dhe një festë me muzikë live country, që krijoi një atmosferë të ngrohtë për të ftuarit.
Gina dhe Iain janë së bashku prej rreth shtatë vitesh, dhe e bënë publike marrëdhënien e tyre në dhjetor 2017, kur morën pjesë së bashku në një ceremoni çmimesh në Mynih.
Në mesin e të ftuarve të dasmës ishte dhe Ralf Schumacher, vëllai i Michael Schumacher, gjithashtu ish-pilot i Formula 1.
Ndërkohë, Michael Schumacher, një nga legjendat më të mëdha të Formula 1, ka qëndruar larg syrit të publikut që nga aksidenti tragjik në ski që pësoi më 29 dhjetor 2013.
Gjendja e tij shëndetësore është mbajtur private nga familja e tij, e cila ka dhënë vetëm pak informacione që prej atij incidenti.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.