Kelli Welsh ka thyer heshtjen lidhur me martesën e ish-të fejuarit, Jeremy Dufrene me këngëtaren Lana Del Rey.

45-vjeçarja pranoi se e kishte mësuar për martesën e tyre vetëm pasi kishte parë fotot e ceremonisë në media.
Mandej shtoi se ishte e tronditur ngaqë martesa u bë shumë shpejt.
"U shokova, pasi ne ishim të fejuar për 12 vite... dhe ai u martua vetëm një muaj më vonë," shpjegoi ajo.
Megjithatë, u shpreh se ishte e lumtur për Jeremy-n dhe e përshkroi si burrë mbrojtës, punëtor dhe burrëror, i cili kishte nevojë të dilte nga zona e tij e rehatisë dhe ta ndryshonte jetën.
"Ai e meriton këtë bekim," përfundoi ajo.
Jeremy dhe Lana u martuan në një ceremoni private më 27 shtator në Des Allemandes, Luiziana.