Lëkundje të lehta tërmeti në Elbasan

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.09.2024, 23:14

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Elbasan.

JOQ Albania mori disa mesazhe nga qytetarë të ndryshëm të cilët raportuan për tërmetin.

Sipas EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 2.9 i shkallës Rihter, ndërsa epiqendra e tij ka qenë 8 km në verilindje të Elbasanit dhe 37 km në juglindje të Tiranës.

Lëkundjet janë ndjerë në orën 22:50, ndërsa thellësia fokale e tërmetit ka qenë 10 kilometra sipas raportimeve paraprake të Institutit Sizmologjik Europian.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit