Familja e vendosur refuzon ofertën prej 25 milionë paundësh për tokën e tyre të lakmuar

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.09.2024, 23:38

Një familje në Australi ka refuzuar një ofertë marramendëse prej 25 milionë paundësh për tokën e tyre të shumë të kërkuar, duke u bërë kështu një prej historive më të komentuara në zonë.

Vila e familjes Zammit ndodhet në mes të një sipërfaqeje të gjelbëruar prej 200 metrash në Sidney, e cila përfshin një garazh për tre makina, një hambar të madh dhe pamje të jashtëzakonshme drejt Maleve të Kaltërta. Edhe pse e vlerësuar me një çmim që varion mes 20 dhe 30 milionë paundësh, familja Zammit refuzon të shesë pronën e tyre, duke bërë rezistencë ndaj planeve të zhvilluesve për të ndërtuar shtëpi të reja në vend të saj.

Në mënyrë të pazakontë, vendimi i familjes Zammit për të mos pranuar ofertat ka marrë mbështetje nga fqinjët e tyre. Një banor i zonës tha për Daily Mail: "Nuk na shqetëson fare. Është toka e tyre dhe kanë të drejtë të bëjnë çfarë të duan me të."

Një tjetër shtoi: "Nëse do të kisha një pronë të tillë, do të bëja të njëjtën gjë. Jam me ta."

Një tjetër fqinje shprehu kënaqësinë e saj, duke thënë: "Jam shumë e lumtur që kanë refuzuar të shesin, kjo e bën zonën tonë më të sigurt për fëmijët dhe lëndina e tyre e madhe na bën të ndihemi sikur kemi më shumë hapësirë. Ne jemi mirënjohës dhe shpresojmë që të qëndrojnë."

Megjithatë, agjentët e pasurive të patundshme nuk po dorëzohen. Dera e familjes Zammit është shpesh e mbushur me karta biznesi dhe letra të shkruara me dorë, duke u lutur familjes që të kontaktojnë.

Agjenti Taylor Bredin tha për 7News: "Fakti që shumica e njerëzve shitën tokën e tyre vite më parë, ndërsa ata e kanë mbajtur pronën, meriton vërtet respekt."

Sipas tij, toka ka potencialin për të ndarë deri në 40 deri në 50 parcela të vogla, ku secila mund të shitet për një milion dollarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Gent Sejko
    I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
    Agron Gaxho
    Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
    Anastas Angjeli
    Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
    Gjovalin Loka
    Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
    Atdhe Islami
    Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
    Ermal Dredha
    Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit