Teksa uragani 'Helene' ka përfshirë SHBA duke shkaktuar të paktën 50 viktima, një histori e veçantë tërhoqi vëmendjen gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.
Meteorologu Bob Van Dillen, që po raportonte nga Atlanta, dëgjoi një grua duke bërtitur për ndihmë pasi ishte bllokuar në makinën e saj nga përmbytjet. Fillimisht, ai njoftoi policinë, por duke kuptuar se ata nuk do të mbërrinin në kohë, vendosi të veprojë vetë.
Van Dillen ndërpreu raportimin dhe mes vështirësive, ai arriti ta nxjerrë gruan nga makina e saj, duke e çuar në një vend të sigurt. Për shkak të përmbytjeve të mëdha, gruaja mund të kishte mbetur e bllokuar në makinë duke rrezikuar seriozisht jetën e saj.
Kur u pyet për këtë akt nga gazetarja Ainsley Earhardt, ai u shpreh me modesti: “Ajo po panikosej dhe nuk kuptohej çfarë po fliste. U përpoqa të hap derën, por presioni i ujit nuk më lejonte. I thashë të ulte xhamin e dritares, dhe vetëm atëherë munda ta hap derën.”
Ndërkohë, uragani 'Helene', i kategorisë 4, goditi rëndë bregun perëndimor të Floridës, duke shkaktuar dëme të mëdha jo vetëm në këtë shtet, por edhe në Xhorxhia dhe Karolinën e Jugut. Përmbytjet masive dhe dallgët e fuqishme kanë përfshirë qytete të tëra, duke shkaktuar situata të rrezikshme për banorët.
Veçanërisht Florida ka përjetuar impaktin më të madh të uraganit, ndërsa qytete si Atlanta në Xhorxhia dhe rajone të Karolinës së Jugut po përballen me përmbytje të mëdha dhe dëme infrastrukturore. Autoritetet vazhdojnë përpjekjet e tyre për të ndihmuar njerëzit e prekur dhe për të përballuar situatën e rënduar nga stuhia.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.