Fshehën drogë në kuti bananesh, arrestohen shqiptarët në Gjermani

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 28.09.2024, 18:19

12 persona, mes tyre edhe disa shqiptarë, janë arrestuar nga policia gjermane. Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, janë kapur 2 ton kokainë të fshehura në kuti bananesh në Hamburg, me vlerë rreth 100 milionë euro.

Policia gjermane informoi se kontejneri i drogës ishte planifikuar të transportohej për një kontroll doganor në terminalin e konteinerëve Altenëerder, por shoferi ndryshoi rrugën.

Kamioni u ndal në një magazinë pas një kompanie transporti, ku dyshohet se të dyshuarit synonin të ndërronin drogën me banane.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit