Simulimi i frikshëm tregon ç’mund t’i shkaktojë trupit të njeriut një shpërthim bërthamor

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.09.2024, 23:09

Një simulim i frikshëm shpjegon me detaje të tmerrshme çfarë ndodh me trupin e njeriut nga zona të ndryshme gjatë një shpërthimi bërthamor.

Nëse gjendeni në qendër të shpërthimit, vdekja është e menjëhershme. Por nëse jeni më larg, dëmtimet janë gjithashtu të rënda, edhe pse vdekja nuk ndodh menjëherë.

Në video, përmendet Testi Trinity, një shpërthim me fuqinë e 20 kilotonë TNT, që në krahasim me armët bërthamore moderne, është i vogël. Megjithatë, edhe ky shpërthim shkakton dëme të mëdha.

Në zonën 1, rreth 1.27 kilometra larg shpërthimit, dëmtimet përfshijnë verbim të përhershëm për shkak të dritës së fortë, si dhe djegie të shkallës së dytë dhe humbje të dëgjimit. Ky është vetëm fillimi.

Në zonën 2, do të përjetoni djegie të shkallës së tretë, që shkatërrojnë nervat, dhe nuk do të ndjeni as dhimbje, por dëmtimet janë të pakthyeshme. Daullja e veshit gjithashtu do të çahet nga vala e shpërthimit.

Në zonën 3, vdekja është pothuajse e sigurt. Këtu përjetohen djegie të shkallës së katërt, që janë më të rëndat, së bashku me hemorragji të brendshme dhe dëmtime të trurit.

Në zonën 4, afër shpërthimit, trupi juaj do të digjej dhe copëtohej nga vala e shpërthimit, duke rezultuar në vdekje të menjëhershme.

Nëse gjendeni në qendër të shpërthimit, trupi juaj do të "avullojë".

Siç është treguar në filmin e njohur "Threads", ata që digjen menjëherë nga shpërthimi janë më 'fatlumët'. Filmi tregon se si shpërbëhet jeta pas një lufte bërthamore, me revolta për ushqim dhe shkatërrimin e komunikimit dhe arsimit.

Një skenë nga ky film tregon një grua që ulëret kur sheh fëmijën e saj të vdekur të sapolindur. Ky moment i tmerrshëm na kujton se ndoshta, vdekja e menjëhershme gjatë një shpërthimi bërthamor është "zgjedhja më e mirë".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit