U arratis nga qendra sociale në Elbasan, gjendet 13-vjeçari

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 27.09.2024, 17:49

Një 13-vjeçar, i cili ishte larguar nga një qendër sociale në Elbasan, është gjetur këtë të premte.

Ngjarja ndodhi më 19 shtator, kur ai dhe dy të mitur të tjerë, një 13-vjeçar dhe një 14-vjeçar, u larguan nga qendra pa lënë gjurmë, por këta të fundit u gjetën dy ditë pas arratisjes.

Policia ka bërë të ditur se i mituri është kthyer në qendrën sociale dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

"Pas raportimit për largimin e tre fëmijëve më 19 shtator, nga një qendër sociale (dy 13-vjeçarë dhe një 14-vjeçar), ju njoftojmë se edhe 13-vjeçari i fundit është gjetur dhe është dorëzuar në qendër, në gjendje të mirë shëndetësore", njoftoi policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit