Presidentja Vjosa Osmani ka folur mbrëmë rreth kërkesave të Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dy javë më parë i cili ndër të tjera kërkoi edhe zgjedhje në katër komunat veriore.
Vuçiq kishte kërkuar “shpalljen dhe mbajtjen e “zgjedhjeve lokale të lira dhe demokratike” në veriun e Kosovës, me pjesëmarrjen e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe me mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian”.
Por, për Osmanin është e qartë se Vuçiq nuk e do kthimin e serbëve të Kosovës në institucione pasi ajo thotë se ishte pikërisht ai që i nxiti t’i bojkotojnë.
“Unë jam e bindur sepse ai ka gënjyer në të kaluarën dhe të njëjtën gjë bën edhe tani. Jam e bindur se ai nuk e dëshiron pjesëmarrjen e serbëve në institucionet e Republikës së Kosovës, sipas të drejtave që atyre u takojnë edhe me Kushtetutën e Kosovës, sepse është pikërisht Vuçiqi arsyeja pse ata i bojkotuan, u larguan nga këto institucione. Ishte pikërisht ai që nëpërmjet intimidimit, forcës, dhunës, i bllokoi serbët që të mos marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme që u organizuan në komunat e veriut të Kosovës” ka thënë Osmani në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën shqipe.
Sipas Osmanit, zgjedhjet në pjesën veriore do të mbahen vitin që vjen në afat të rregullt.
“Tani, natyrisht që do të ketë zgjedhje të reja lokale, sipas afateve ligjore ato ndodhin vitin që vjen” ka thënë ajo.
Kërkesës së Vuçiq i ishte përgjigjur edhe Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi.
Ai ikishte thënë që nuk sheh “mundësi që ato të mbahen para tetorit të 2025’s”.
Sipas Krasniqit, teknikisht këto zgjedhje mund të mbahen edhe gjatë prillit 2025 në bazë të udhëzimit administrativ që parash peticionin.
“Që të jemi të qartë, zgjedhjet në katër komunat veriore mund të mbahen gjatë muajit prill të vitit 2025 por meqenëse kalendari për zgjedhjet lokale është i caktuar për muajin tetor të po këtij, viti atëherë nuk shoh mundësi që zgjedhjet në këto komuna të mbahen në muajin prill. Këtë e mundëson udhëzimi administrativ i Qeverisë”, kishte theksuar Krasniqi.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.