Një qytetar ka denoncuar kompaninë e sigurimeve “Eurosig” për shkak të vonesave në dhënien e dëmshpërblimeve dhe mungesën e komunikimit.
Qytetari ka treguar për JOQ ALBANIA se në muajin korrik ka pësuar një aksident dhe megjithëse shuma e kompensimit është vendosur para më shumë se një muaji, pagesa ende nuk është kryer.
"I kam kontaktuar në mënyrë të përsëritur, por nuk ka asnjë përgjigje. Shikojnë mesazhet, por nuk kthejnë përgjigje," thekson qytetari, i cili pohon se pa shkuar fizikisht në zyrat e kompanisë, është e pamundur të marrë ndonjë përgjigje nga Eurosig.
Ai përmend gjithashtu se ka komunikuar me një agjent dëmesh për shumën prej 70,000 lekësh të reja, por ende asnjë përgjigje prej tyre.
Ai i ka dërguar edhe e-mail-e kompanisë, por sërish makina ka mbetur në servis dhe paratë s’i kanë kaluar ende.
Kjo sjellje e kompanisë së Kadri Morinajt, një oligarku të preferuar të qeverisë, është përshkruar nga qytetari si "vjedhje e pastër," për shkak të zvarritjes së qëllimshme dhe mungesës së transparencës në procesin e dëmshpërblimit.
Ky rast, ashtu edhe si shumë të tjerë, ngre pyetje të mëdha për përgjegjësinë dhe profesionalizmin e kompanive të sigurimit në trajtimin e klientëve të tyre, duke i lënë ata në mëshirë të fatit dhe pa zgjidhje për muaj të tërë.
Denoncimi i qytetarit:
Prsh si jeni Do me publikoni nje rast Per kto sigurinet e makinave Per eurosig As na pergjigjen asgje Qe ne korrik Dhe akoma sjemi demshperblyer Ka 1 muj e ca qe esht vendos shuma Dhe nuk pagujn Mbi te gjitha nuk pergjigjen as ne telefon. Shikojn mesazhet dhe nuk kthejn pergjigje Vjedhje e paster dmth. Po patjeterkam qene te zyrat se pa shkuar te zyrat ske shanc te flasesh me keto Ky personi qe kam komunikuar ne wht esht agjente e demeve. 70 mije te reja. Shikoje emaili me daten 6 gusht. Ka pas 1 muaj makina e aksidentuar
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.