Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, ka deklaruar se tenderi për hekurudhën drejt Bullgarisë ka dështuar.
Në intervistën për “360 gradë”, Nikolloski thotë se nuk heq dorë nga ideja për ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë, por ajo që hëpërhë është ofruar nuk është e kapshme për realizim. Thotë se nuk e ka ndërmend të shpall përsëri tender në formën në të cilën është tani.
“Unë nuk heq dorë nga ideja për t’u ndërtuar hekurudha me Bullgarinë, vetëm po them se kjo që po ofrohet tani është jopraktike dhe nuk mund të realizohet. Përndryshe, dua të ndërtohet hekurudha me Bullgarinë dhe do të bëj gjithçka për t’u ndërtuar e njëjta”, thotë Nikolloski.
Ajo që duhet bërë, sipas Nikolloskit, është që të ulet me Bullgarinë dhe bashkërisht të bëhet projekt.
“Duhet të ulemi me Bullgarinë, do të doja të ulemi që nesër, por supozoj se ata duan të mbarojnë zgjedhjet dhe të formojnë qeveri politike, të bëjmë bashkërisht projekt, për të parë nëse kjo linjë është më e mira, për të parë nëse ka një linjë më të mirë. Unë mendoj se ka dhe bashkërisht të bëjmë projekt, bashkërisht të gjejmë financim dhe bashkërisht ta tenderojmë. Vetëm kësisoj ka logjikë. Nëse bëjmë veç ne, veç Bullgaria, nuk do të përfundojë kurrë, nëse veprojmë së bashku si shtete fqinje, sepse kufijtë janë një gjë artificiale, atëherë mendoj se absolutisht mund të realizohet”, ka thënë Nikolloski.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Haram i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Gent Sejko
I pari në listë është Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, i cili edhe pse e dinte për skemën zhvatëse të mikrokredive, nuk merrte masa, por “bashkëpunonte” me ta. Vetëvrasja e Pal Trashajt është edhe përgjegjësi e tij.
Agron Gaxho
Agron Gaxho, drejtori i spitalit në Elbasan, i cili shkarkoi nga puna një infermiere, me 34 vite punë, vetëm pse ajo denoncoi kushtet e këqija të spitalit në redaksinë e JOQ Albania. Vetëm një ditë pas denoncimit, Agron Gaxho firmosi lirimin e saj, me pretekstin se i ka prishur imazhin institucionit.
Anastas Angjeli
Anastas Angjeli, ish-ministri i cili po torturon shoferët shqiptarë, të cilët e kanë siguruar makinën me kompaninë e tij, “Ansig”. Shumë qytetarë e kanë denoncuar për mashtrime dhe zvarritje të procesit të dëmshpërblimit, madje kanë dyshime se kompania mund të ketë falimentuar fare pasi kanë mbi 1 vit që presin.
Gjovalin Loka
Gjovalin Loka, drejtori i policisë Korçë, i cili iu bënte presion dhe dhunonte fermerët që protestonin, duke urdhëruar efektivët e policisë, t’i shtynin sa më fort. Ai madje urdhëroi edhe gjobitjen e tyre, me vlera që shkonin deri në 1 milionë lekë. Nga pamjet u pa se si Gjovalini, kujdesej vetë që fermerët të mos ngrinin zërin, për hallin e tyre.
Atdhe Islami
Atdhe Islami, është pronari i një byrektoreje në Dhërmi, shpifës dhe abuzues i niveleve të larta. Përveçse i faturon pushuesit me çmime të larta në byrektoren e tij, por edhe shpif ndaj medias, JOQ, se e kanë shantazhuar dhe i kanë kërkuar lekë për publikimin e një fotoje.
Ermal Dredha
Ermal Dredha, kryebashkiaku i Vlorës, i cili duket se gjatë gjithë kohës është me pushime dhe ka harruar punët e qytetit. Zjarri në landfillin e mbeturinave, për të disatën herë në Vlorë, është përgjegjësi direkte e tij, pasi nuk mori masa paraprake dhe për disa ditë me radhë helmoi banorët dhe pushuesit.