Euro prek një rekord të ri minimumi historik

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.09.2024, 08:32

Monedha europiane e mbyll javën në një pozitë të vështirë në raport me Lekun, teksa ka kapur vlerat më të ulëta historike.

Sipas kursit të aplikuar në tregun e lirë një Euro këtë të premte blihet nga pikat e këmbimit me 98.6 Lekë, ndërsa shitet prej tyre me 99.2 Lekë.

Ky rezulton të jetë zhvlerësimi më i ulët i regjistruar ndonjëherë në raport me lekun që kur Euro u bë monedha zyrtare e Bashkimit Europian.

Ky zhvlerësim i fortë në tregun vendas lidhet me ofertën e lartë për valutë, që ka ardhur si nga turizmi, ashtu dhe nga burimet informale, që janë gjithmonë të pranishme, sidomos në sektorin e ndërtimit. Rënia e euros ka goditur ndjeshëm eksportuesit, të cilët kanë parë rënie të të ardhurave, madje shumë sipërmarrje në industrinë fason kanë deklaruar që janë në prag falimentimi.

Të fituarit më të mëdhenj janë importuesit, që po blejnë më lirë dhe qeveria që i ulet kosto e borxhit të jashtëm. Individët që kanë kredi në euro janë gjithashtu të lehtësuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit