Lista e ushqimeve e mbushur me produkte të pashëndetshme, policët kërcënohen nëse ankohen

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 26.09.2024, 19:36

Së fundmi, është publikuar lista e ushqimeve për policët të cilët mbrojnë rendin, duke u kthyer në temë diskutimi për shkak të produkteve aspak të shëndetshme që përfshin.

Policët duhet të ushqehen shëndetshëm që të jenë në formë për të punuar, ndërsa lista është mbushur me pije energjike e të gazuara dhe ushqime të pashëndetshme, ku vihet re mungesa e mishit dhe perimeve.

Policia e Shtetit, me rreth 10,800 efektivë, ka përfituar trajtim ushqimor pa pagesë bazuar në një vendim të vitit 2017. Për shkak të mungesës së mensave apo shërbimeve katering në komisariate, ky shërbim është kompensuar me para përmes llogarive të pagës, duke siguruar 450 lekë për një vakt dreke në ditët me turne tetorëshe, dhe 1350 lekë për tri vakte gjatë angazhimeve më të gjata operacionale ose zgjedhore.

Një listë e përbërë nga 4729 produkte përfshin kryesisht pije të gazuara, energjike, dhe artikuj të paketuar si biskota, duke lënë në hije produktet më të shëndetshme dhe të rëndësishme për aktivitetin fizik të punonjësve të policisë. Kjo përbërje është kritikuar për mungesën e përqendrimit te ushqimi cilësor dhe i dobishëm për efektivët.

Pas publikimit të një artikulli nga "BIRN" mbi këtë çështje, policët janë kërcënuar që të mos flasin publikisht, me paralajmërime për shkelje të disiplinës dhe transferime, duke nxitur shqetësime për lirinë e tyre të shprehjes dhe transparencën brenda institucionit.

Shkarko dokumentin e plotë: PDF

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit